SPAK kërkon arrestimin/ PS ende pa raport për Ballukun, afati i fundit 12 marsi
Belinda Balluku u ‘zhvesh’ nga posti ministror dhe numri 2 i qeverisë. Megjithatë, në tryezën e Kuvendit është një kërkesë e SPAK që kërkon t’i hiqet edhe imuniteti i deputetes, për t’i hapur rrugë arrestimit e për ta vijuar hetimin ndaj saj, pa pengesa. Ndryshe nga demokratët të cilët e kanë të qartë qëndrimin e tyre për t’i thonë PO me votë arrestimit, socialistët ende nuk e kanë gati raportin që do çojnë në seancë plenare. Si përfaqësuesit socialistë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ashtu dhe vetë kryeministri Edi Rama, në takimin e javës së shkuar me grupin parlamentar, ku njoftoi largimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet e tjera në kabinet, kanë lënë të kuptohet se fakti që ajo nuk ka më një post...
Burimi:
sot.com.al