Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD kundërshton. Anëtarët marrin USB me 10 mijë faqe prova
Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, Belinda Balluku. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa edhe për vendimin për shtyrjen e mbledhjes, që ende nuk e ka një datë, nuk u gjet dakordësia nga pala e PD. Ndërkohë anëtarët kanë marrë USB me 10 mijë faqe prova të SPAK ndaj Ballukut. Pas mbledhjes, reagoi Gazment Bardhi. “Kemi kërkuar sipas rregullores së Kuvendit që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët. Sigurisht duke lënë të mundshëm opsionin sa herë prokuroria do informonte anëtarët e këshillit të Rregullores, ne të ndërprisnim mbledhjen dhe të largonim median nga mbledhje. Sot u zbulua skenari pse e kishte kyçur USB, u bë për t’i dhënë alibi Ballukut për shtyrjen e mbledhjes se nuk ka...