Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv kryeministres. Nga kjo mbledhje, Rama thotë se janë nxjerre tre konkluzione. Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e SPAK, të cilët kanë kërkuar arrestimin e saj. Edhe pse Rama thotë se SPAK është i lirë të vazhdojë me hetimet e saj ndaj Ballukut, thekson se “deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”. “E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt...
Burimi:
gijotina.com