SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres

Sot do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit duke i hapur rrugë arrestimit të zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe 7 lotet e Unazës së Madhe. Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë. Top Channel