SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për…
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Burime për mediat bëjnë me dije se, në urdhër do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit, ku pritet të diskutohen çështjet në rendin e ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar. Anëtarët e Këshillit mblidhen një javë pasi Gjykata Kushtetuese rrwzoi kwrkeswn e qeverisë për pezullimin e masws së GJKKO qw shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku. Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Burimi:
sot.com.al