SPAK kërkon arrestimin! Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zhbllokimin e pasaportës

SPAK kërkon arrestimin! Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zhbllokimin e pasaportës

Belinda Balluku TIRANË-Belinda Ballukut, zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar. Lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor.  Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi...