SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi

SPAK-u kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi. Biznesmeni në arrati po gjykohet në mungesë për pastrim parash, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë Prokurori i SPAK, Klodian Braho, ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 18 milionë eurove që dyshohet se i përkasin mafias italiane.