SPAK kërkon 1 vit e gjysmë burg për kreyebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi
SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiake e Roskovecit për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i kërkuar ulet në 1 vit, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në shërbim prove për 2 vjet. SPAK e akuzon Majlinda Bufin ka përdorur detyrën për ndikimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit 2023. Konkretisht hetimet janë kryer pas publikimit të një videoje, ku kryebashkiakja pretendohet se kërcënoi një sanitare e cila kishte marrë pjesë në një miting. Kryebashkiakja e Roskovecit ka këmbëngulur se...
Burimi:
top-channel.tv