SPAK kërkoi burg përjetë, Altin Hajri kundërshton akuzat për zhdukjen e Jan Prengës
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë paraqitur këtë të premte kundërshtimet përfundimtare për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ngjarja e regjistruar më 17 janar 2020. Për Hajrin, SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëmm ndërkohë në seancën e sotme përmes mbrojtjes ligjore, Hajri ka kundërshtuar akuzat, duke mohuar çdo përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës. Avokati i tij, Aranit Roshi, deklaroi para gjykatës se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me viktimën dhe madje nuk e ka njohur personalisht. Sipas mbrojtjes, Hajri nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje dhe akuzat ndaj tij janë të pabazuara. Mbrojtja ka pretenduar gjithashtu se gjatë momentit kur Prenga është dërguar në ambientet ku dyshohet se është...
Burimi:
ntv.al