SPAK i ‘mbylli’ derën monitorimit, Xhafaj nuk tërhiqet, kreu i Komisionit Parlamentar këmbëngul për mbikëqyrjen e Prokurorisë së Posaçme

SPAK i ‘mbylli’ derën monitorimit, Xhafaj nuk tërhiqet, kreu i Komisionit Parlamentar këmbëngul për mbikëqyrjen e Prokurorisë së Posaçme

Fatmir Xhafaj nuk heq dorë nga kërkesa për të mbikëqyrur SPAK-un, pavarësisht refuzimit të Prokurorisë së Posaçme. Gjatë drejtimit të komisionit parlamentar, Xhafaj insiston që Kuvendi ka detyrën të shërbejë si çelësi lidhës ndërmjet pushteteve  e të jetë hapësira e bashkëpunimit institucional, duke i dhënë një përgjigje indirekte Klodian Brahos që i mbylli derën me arsyetimin se vizita monitoruese e kërkuar kapërcen ligjin dhe pavarësinë e SPAK-ut. “Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre dhe ndaj nuk kanë aspak karakter ndërhyrës të çdo natyre qofshin ato. Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar”, shprehet Fatmir Xhafaj. Arsyeja pse u mblodhën të...