SPAK i “mbylli” derën dhe nuk pranoi monitorim, reagon kreu i Komisionit Parlamentar Xhafaj: Është praktikë kushtetuese, s’ka karakter ndërhyrës
Pasi Prokuroria e Posaçme i ‘mbylli’ derën Komisionit të Përhershëm Parlamentar Xhafaj, duke refuzuar këtë komision dhe duke e cilësuar si cënim privatësie, kreu i tij i ka kthyer përgjigje sot. Gjatë mbledhje së Komisionit për Nismat Qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, kryetari Fatmir Xhafaj deklaroi se vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar dhe se nuk ka aspak karakter ndërhyrës. “Shqipëria është republikë parlamentare. Kuvendi në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese shërben edhe si hapësirë e dialogut institucional ku ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet pushteteve dhe konsolidohet kultura e bashkëpunimit institucional. Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre, dhe ndaj nuk...
Burimi:
top-channel.tv