SPAK hap provat e vjetra për ‘Gërdecin’! Kërkon dëshminë e sekretares së Bumçit, përmendet sërish faks-i ‘Për Shkëlzenin’

SPAK hap provat e vjetra për ‘Gërdecin’! Kërkon dëshminë e sekretares së Bumçit, përmendet sërish faks-i ‘Për Shkëlzenin’

Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha TIRANË-Në seancën embajtur një ditë më parë në GJKKO për çështjen “Gërdeci”, Prokuroria e Posaçme paraqiti listën e fundit të provave shkresore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mes provave të administruara ndodhet edhe faks i dërguar nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, me shënimin “Për Shkëlzenin”. “Nga kqyrja me sy të lirë e përmbatjes së dokumentit fax të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes që është në formatin A4, konstatohet se në cepin e majtë dhe të sipërm të këtij dokumenti është vendosur shënimi ‘Për z.Shkëlzen Berisha’. Ky shkrim nuk është I vendosur me bojë të njomë, por nga kqyrja me sy të lirë duket se ka qenë pjesë e përmbajtjes së dokumentit që është dërguar nga Ministria e Drejtësisë....