SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, mes tyre Benet Beci

SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, mes tyre Benet Beci

SPAK ka dërguar për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, ku mes tyre është kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Në njoftimin e SPAK thuhet se ‘i pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.’ Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e...