SPAK dërgon në gjykim çështjen ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Memaliaj dhe 3 ish-zyrtarëve, zbardhen akuzat

SPAK dërgon në gjykim çështjen ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Memaliaj dhe 3 ish-zyrtarëve, zbardhen akuzat

SPAK dërgon në gjykim çështjen ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Memaliaj. SPAK çon për gjykim Gjolek Guci, ish-Kryetar i Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021); Po ashtu edhe ndaj Edmonda Harizi, ish-Nënkryetare e Bashkisë Memaliaj, e akuzuar për të njëjtën vepër penale, Feta Hoxha, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për të njëjtën vepër penale dhe Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”, i akuzuar për të njëjtën vepër penale. Hetimet kanë nisur mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit më 28.10.2024. Për këtë qëllim, më datë 04.11.2024...