Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe më 8 janar 2026 ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 296/2021, ndaj të pandehurve Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku. Dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprat “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal. Origjina e hetimeve Procedimi penal ka nisur pas një kërkese për bashkëpunim gjyqësor nga autoritetet italiane, konkretisht Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences – Drejtoria e Distriktit Antimafia, e cila po hetonte një rrjet...