Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku
Deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar mazhorancën se po e kthen Kuvendin në një “zyrë protokolli” që miraton automatikisht nismat e qeverisë, duke shmangur debatin dhe rolin kushtetues të parlamentit. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Spahia u shpreh se ligjet “vijnë të gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe pa përgjegjshmëri”, ndërsa nismat e opozitës, sipas tij, rrëzohen sistematikisht. Sipas deputetit demokrat, situata është përkeqësuar edhe më tej për shkak të, siç tha ai, vonesave në mbledhjen e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Spahia e cilësoi këtë si një “shkelje të rendit kushtetues” dhe akuzoi mazhorancën për përdorim të procedurave për të penguar drejtësinë. Ai thekson se Rama po...
Burimi:
gijotina.com