Sot protesta e opozitës, Policia nuk jep leje: Pas hedhjes së molotovëve, s’ marrim përsipër zhvillimin e tubimit!
pamje nga protesta e 10 shkurtit TIRANË-Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për protestën e radhës që do të zhvillohet sot në orën 18:00. Me anë të një deklarate zyrtare, Policia njofton se duke parasysh incidentet e ndodhura në protesta e shkuara, me hedhje molotovësh dhe mjete piroteknike, nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit. Pavarësisht lejes, blutë njoftojnë se në rast se opozita vendos mbajtjen e protestës, janë marrë masa përsa i përket sigurisë. Kujtojmë se protesta e opozitës e mbajtur më 10 shkurt, u shoqëruar me tensione, përplasje të forta dhe hedhje molotovësh. Gjatë tubimit u plagosën 21 persona, 19 nga të cilët efektivë policie. Njoftimi i policisë: Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e...
Burimi:
zeri.ai