Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj
Sot, më 7 mars, në Shqipëri festohet Dita e Mësuesit, një nga datat më të rëndësishme për arsimin dhe figurën e mësuesit. Në shkolla në të gjithë vendin organizohen aktivitete dhe nxënësit shprehin mirënjohjen e tyre ndaj mësuesve për kontributin në edukimin e brezave. Kjo festë lidhet me një moment historik për arsimin shqiptar, hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 7 mars të vitit 1887. Në atë periudhë, mësimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar nga Perandoria Osmane, por shqiptarët arritën të hapnin shkollën e parë ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Mësonjëtorja e Korçës u kthye në një simbol të rëndësishëm të përpjekjeve për arsim, identitet dhe kulturë kombëtare. Që prej asaj kohe, 7 Marsi përkujtohet si Dita e Mësuesit, një...
Burimi:
gijotina.com