Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468). Gjergj Kastrioti Skënderbeu, personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. Gjergj Kastrioti, i lindur në vitin 1403, ishte një figurë e shquar e historisë shqiptare, pjesë e familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Ai mori edukim dhe stërvitje ushtarake në oborrin osman, ku u dërgua si peng në vitin 1415 dhe përsëri në 1423, një periudhë që i mundësoi atij njohuri të thella...