Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime
Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – tha gjatë një vizite në Prishtinë të mërkurën se do të punojë për të gjetur një mënyrë që dy vendet fqinje të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, në përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet. Sorensen u takua mëngjesin e së mërkurës me udhëheqësit e Kosovës, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Duke folur për media pas takimit me presidenten, Sorensen tha se “kam shpresa se viti 2026 do të na japë atë që viti 2025 nuk na e dha”. “Prandaj, po e nisi vitin e ri me një udhëtim pune këtu dhe në Beograd më vonë gjatë javës. Çfarë do të bëjmë ne është të...
Burimi:
gijotina.com