Sokolaj i deklaroi mbetjet si oksid hekuri, analizat laboratorike ‘fundosin’ Kurumin: Mostrat kishin përmbajtje të lartë…

Sokolaj i deklaroi mbetjet si oksid hekuri, analizat laboratorike ‘fundosin’ Kurumin: Mostrat kishin përmbajtje të lartë…

foto ilustruese DURRËS- Hetimet për skandalin e mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë turke Kurum kanë shënuar një fazë të re, teksa me kërkesë të Prokurorisë, janë firmosur 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje.  Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente, ndërsa rreth dy vite më parë kompania eksportuese shqiptare, 'Sokolaj shpk' e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. Ndërkohë që në dosjen hetimore theksohet se: "shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku". Sipas...