Sokol Sadushi: Pyetja që na bashkon është e drejtpërdrejtë se si mund të forcohet cilësia e drejtësisë në Shqipëri përmes një praktike gjyqësore më koherente dhe më të aksesueshme?
-Konferencë mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin koherent të ligjit në Shqipëri, flet Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë- Kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë, e cila e vendos cilësinë e drejtësisë në tri fjalë kyçe: siguri juridike, qartësi dhe zbatim koherent i ligjit. Pyetja që na bashkon është e drejtpërdrejtë: si mund të forcohet cilësia e drejtësisë në Shqipëri përmes një praktike gjyqësore më koherente dhe më të aksesueshme? Cilësia e drejtësisë nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo uljen e ngarkesës së çështjeve, por mbi të gjitha me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe me parashikueshmërinë e vendimmarrjes. Shpejtësia është e rëndësishme, por shpejtësia pa arsyetim dhe pa koherencë kthehet në rrezik për sigurinë juridike. Ngarkesa dhe prapambetja...
Burimi:
kohajone.com