Sokol Bizhga u komandua në krye të Policisë pas shkarkimit të Prodës
Protesta e e PD-së ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e Enver Hoxhës dhe rrezikuan jetët e artistëve që ndodheshin brenda saj, çoi në shkarkimin e Ilir Prodës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Proda u shkarkua me pretendimin se nuk siguroi jetët e qytetarëve gjatë protestës, ndërkohë që në vend të tij u emërua zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga. Sakaq ka dalë urdhri i Ministres së Brendshme, Albana Koçiu për komandimin e Bizhgës si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Burimi:
kohajone.com