”Sofra e Iftarit”, Rama: Feja duhet të na bashkojë, jemi të gjithë shqiptarë. Agjërimi i mëson njeriut durimin

”Sofra e Iftarit”, Rama: Feja duhet të na bashkojë, jemi të gjithë shqiptarë. Agjërimi i mëson njeriut durimin

Agjërimi i mëson njeriut durimin, tha kryeministri Edi Rama, i cili së bashku bashkëshorten, Linda Rama, këtë të enjte shtruan iftar për besimtarët, në respekt të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Të pranishëm u panë përpos kabinetit qeveritar, figura të Partisë Socialiste por edhe figura publike si Presidenti Bajram Begaj, artisti Laert Vasili, Toni Gogu, Erion Braçe, Sara Mila, Ervin Demo, Ulsi Manja, Igli Hasani, etj. ”Sofra e Iftarit është e vetmja sofër në të cilën je edhe shtrues edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit së vet të parë, shpellarit që ka brenda vetes. Në këtë sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme njerëz që vijnë edhe nga vende të ndryshme...