Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Reshjet e fundit kanë sjellë një përkeqësim të situatës hidrike në Qarkun Fier, sipas informacionit zyrtar të Bashkisë. Aktualisht, akset rrugore në të gjithë qarkun janë të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje të plota, megjithëse me kufizime në disa zona urbane. Nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje, ndërsa situata paraqitet më problematike në lumin Vjosë Në pikën e matjes në Urën e Mifolit, prurjet kanë kaluar 9 metra, duke arritur nivelin kritik buzë argjinaturës. Si pasojë, rreth 200 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras, brenda argjinaturave mbrojtëse. Prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7,5 metra. Gjithashtu, është raportuar prani...
Burimi:
javanews.al