TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

Shqipëria e Jugut, një rajon i njohur për historinë e pasur dhe vendet e saj të Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO, po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm ekonomik – të nxitur nga rritja e shpejtë e sektorit te turizmit kulturor, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Qytete si Berati, Gjirokastra, Saranda dhe Përmeti po zhvillohen falë investimeve strategjike – që synojnë ruajtjen dhe promovimin e thesareve të tyre kulturore. Këto iniciativa, të mbështetura nga Banka Botërore (BB) – përmes Projektit të Integruar për Zhvillimin Urban dhe Turistik (PIUTD), po tërheqin investime nga sektori privat dhe po krijojnë mijëra vende të reja pune. Restaurimi i kështjellave të lashta, arkitekturës osmane dhe bukurive natyrore po ndihmon në riformësimin e ekonomisë së rajonit, duke ofruar mundësi të...