“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE
Ndërsa Evropa përballet me rregulla të reja hyrjeje për turistët, dy vende në rajonin e Ballkanit-Mali i Zi dhe Shqipëria, po shfaqen si alternativa tërheqëse për pushime verore, falë procedurave më të thjeshta të hyrjes dhe mungesës së kërkesave për regjistrim biometrik, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën e udhëtimeve “Travel Off Path”. Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje për vijën e saj bregdetare dhe politikat fleksibël të udhëtimit. Shqipëria, një alternativë në rritje në Mesdhe Shqipëria, në jug të Malit të Zi, njihet për brigjet me ujëra të kristalta, plazhet me rërë të bardhë dhe qytetet historike. Vendi po konsiderohet nga turistët si një alternativë më ekonomike krahasuar me destinacione të njohura si Greqia apo Italia. Shumica e turistëve...
Burimi:
javanews.al