Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën
Problemet me veshin e brendshëm, të cilat shpesh shfaqen me marramendje si një nga shenjat e para, janë mjaft të përhapura në popullatë. Megjithatë, sipas mjekëve specialistë, jo çdo problem me ekuilibrin ka si shkak kryesor veshin e brendshëm. “Veshi i brendshëm është një nga receptorët e ekuilibrit, pra njerëzit që kanë probleme me ekuilibrin jo detyrimisht kanë probleme me veshin e brendshëm dhe kjo është e rëndësishme sepse ne shikojmë një numër të lartë njerëzish me marrje mendsh, jo të gjithë kanë probleme orl, mund të jenë probleme me sytë, neurologjike, problemet e trurit etj”, tha Brikena Qirjazi, shefe e ORL në QSUT. Ndërsa më parë vlerësimi i këtyre pacientëve bëhej kryesisht në mënyrë klinike dhe përmes ekzaminimeve imazherike, tashmë në QSUT ka nisur...
Burimi:
javanews.al