Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

“Zemra blu” e Europës po tkurret shpejt. Shqipëria ka humbur 1,144 kilometra lumenj natyrorë nga 2018 deri më 2025-ën. Këto janë gjetjet e studimit të kryer nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur. Sipas ekspertes së mjedisit dhe drejtores së qendrës “Lumi”, Besjana Guri, kjo gjë vjen për shkak të ndërhyrjeve të pakontrolluara në lumenjtë e vendit. “E gjithë kjo rrjedhje lumore, pra 28% më pak është futur nëpër tuba, është devijuar, është shfrytëzuar. Lumenjtë të cilët janë prekur nga ky zhvillim janë pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Rastet ndoshta më shqetësuese ku dhe impakti mjedisor është më i madh dhe më i dukshëm, janë ato të Fanit dhe të Devollit”, u shpreh Besjana Guri, eksperte mjedisi. Një shqetësim që ngrenë ekspertët është se dëmtimi i rrjedhës...