Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Në universitetet e vendit, ekselentët përbëjnë vetëm 8.6% të studentëve të regjistruar. Sa i përket krahasimit gjinor, rezulton se vajzat kanë mesatare më të lartë se djemtë. Ndërsa studentët që vijnë nga fshati kanë rezultate më të ulëta se ata të qytetit. Sipas një raporti të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ku janë analizuar të dhënat për vitin akademik 2024-2025, sistemi i arsimit të lartë në vend numëron gjithsej 593 programe studimi. Universiteti i Tiranës ka numrin më të lartë të studentëve të regjistruar për shkak se ofron më shumë programe studimi. Sa i përket plotësimit të kuotave, në krye qëndrojnë Akademia e Sigurisë dhe Forcave të Armatosura, ndjekur nga Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve. Programet më të kërkuara në rang vendi, ku nuk...