Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

Situata e reshjeve në Shkodër, bllokohen disa akse rrugore, prezencë uji në tokat bujqësore

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit dhe në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike, bazuar në raportimet e përditësuara nga bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, situata e emergjencave civile në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet deri në këto momente kryesisht e qëndrueshme. Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe në pjesën më të madhe të territorit kanë pushuar, ndërkohë që problematikat e evidentuara mbeten të lokalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse. Në Bashkinë Shkodër është konstatuar rënie e prurjeve të lumit Drin. Në rrugën e Obotit vijon të ketë prezencë uji dhe është shtuar sipërfaqja e tokave me prezencë uji, por deri në këto momente nuk raportohen problematika të tjera. Gjatë natës janë regjistruar reshje dëbore...