“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, në një takim me ekipin drejtues të institucionit. Gjatë prezantimit, Ministri Salla vuri theksin te rëndësia e drejtimit dhe menaxhimit efikas të institucionit, si dhe te roli kyç i sigurisë ushqimore në procesin e integrimit europian. “Ndamë me ekipin drejtues rëndësinë e menaxhimit efikas të punës dhe vëmendjen e shtuar ndaj sigurisë ushqimore, e cila mbetet një prioritet kombëtar dhe një shtyllë thelbësore e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian,” u shpreh ministri. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural theksoi se AKU do të vijojë të forcojë rolin e tij institucional në funksion të qytetarëve dhe biznesit. “AKU do të vijojë të forcojë besimin e...
Burimi:
javanews.al