Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka theksuar se do të shkojë deri në fund të ligjit për çdo subjekt që shkel rregullat e sigurisë ushqimore, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve në zinxhirin ushqimor. Në këtë kuadër, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Qarkun Shkodër ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ndaj një subjekti ushqimor. Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve të kryera nga trupa inspektuese janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit për sigurinë ushqimore. Inspektimet u zhvilluan në kuadër të masave të marra për kontrollin e importeve të misrit për ushqim kafshësh me origjinë nga Serbia, pas rasteve të përsëritura ku analizat laboratorike kishin rezultuar me prani...
Burimi:
javanews.al