Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius
Vendi është përfshirë nga temperatura përvëluese. Sipas sinoptikanëve kjo është fundjava më e nxehtë për këtë vit. Termometri ka shënuar këtë të diel 39 gradë në vendet e ulëta e ato bregdetare, ndërsa për shkak të pranisë së lagështirës në ajër, i nxehti ndihet edhe më shumë. Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat rekord të nxehta janë shënuar këtë të diel në Berat, Fier, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër e Tiranë. Ndërsa në zonat e thella malore në juglindje të vendit janë regjistruar reshje të izoluara shiu, duke sjellë mot më të freskët në këto zona. Ndërkohë, edhe java e ardhshme parashikohet të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit ekstrem, ku temperaturat do të rriten ndjeshëm më tej. Ditën e hënë termometri pritet të arrijë 40...
Burimi:
javanews.al