Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët
Autoritetet malazeze njoftojnë se më 26 janar 2026, duke nisur nga ora 11:30, Shoqata e Kamionistëve të Malit të Zi do të zhvillojë një protestë 48-orëshe. Për këtë periudhë, nuk do të lejohet qarkullimi i kamionëve nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Do të lejohen vetëm automjetet e vogla, emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. Policia e Kufirit në Hanin e Hotit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë për respektimin e kufizimit, për të shmangur bllokimet dhe incidentet.
Burimi:
javanews.al