Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe ajo maksimale për efekt kontributesh janë rritur zyrtarisht. Ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi dhe janë të detyrueshme për të gjithë punëdhënësit në vend.  “Duke filluar nga data 1 janar 2026, paga bazë minimale mujore në shkallë vendi është 50,000 lekë bruto. Ky nivel page është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo punëdhënës, person juridik apo fizik, vendas apo i huaj. Vendimi ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”.  Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë përfaqëson një rritje prej 25 për qind. Në terma konkretë, pas zbritjes së kontributeve, paga neto për një punonjës me pagë minimale arrin në 44,400 lekë, rreth 8,800 lekë më shumë krahasuar me vitin 2025. ...