Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme që zhbllokojnë një fond total prej rreth 540 milionë lekësh (pa TVSH) për financimin e rindërtimit të banesave individuale. Sipas vendimeve të zbardhura, fondet do të përdoren për ata qytetarë shtëpitë e të cilëve janë klasifikuar me aktekspertizë të thelluar si objekte që duhen rindërtuar nga e para. 501 milionë lekë për 4 bashki Qeveria ka bërë një shtesë në vendimin e datës 26.12.2024, duke alokuar një fond prej 501,942,235 lekësh për vitin 2025. Këto para do të transferohen në formën e transfertës së pakushtëzuar për katër bashki kryesore, me qëllim dhënien e granteve për qytetarët. Ndarja e fondit sipas bashkive është si më poshtë: Bashkia Krujë: 177.8 milionë lekë (Përfituesja më e madhe). Bashkia Vorë:...