Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel
Gjatë orëve të para të ditës së dielë, reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe balte në segmentin e Shkopetit, duke vështirësuar lëvizjen në aksin rrugor Skuraj-Burrel. Në disa zona të këtij aksi, prania e mjegullës së dendur kufizon dukshëm fushëpamjen për drejtuesit e automjeteve, duke rritur rrezikun e aksidenteve. Ky aks rrugor, që lidh Qarkun Dibër me veri-perëndimin e vendit, është bërë një sfidë serioze për sigurinë e automjeteve, dhe autoritetet këshillojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit.
Burimi:
javanews.al