Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona
Bashkia e Vlorës ka njoftuar se më 23 dhe 24 qershor 2026 do të zhvillohen stërvitje dhe qitje luftarake bregdetare me armatimin e anijeve, bazuar në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes. Aktiviteti ushtarak do të zhvillohet në zonën Bristan-Kepi i Gjuhëzës, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo incident. Gjatë këtyre dy ditëve do të ndalohet lundrimi i të gjitha mjeteve detare, përfshirë anijet e peshkimit, mjetet turistike dhe skafet, si edhe zhvillimi i aktiviteteve të peshkimit dhe turizmit brenda perimetrit të sigurisë. Bashkia u ka bërë thirrje peshkatarëve, operatorëve turistikë dhe qytetarëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo aktivitet në zonën e përcaktuar deri në përfundimin e stërvitjes ushtarake. NJOFTIM I BASHKISË PËR ZHVILLIMIN...
Burimi:
javanews.al