Qeveria mbështet programin ‘Pas Shkollor’, Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi sot vendimet e fundit të qeverisë në një konferencë për shtyp, duke u ndalur veçanërisht te programi “Pas Shkolle”. Ajo theksoi se ky program, i cili ka mbi një dekadë që zhvillohet në formate të ndryshme, do të zgjerohet më tej për të ofruar më shumë mundësi për nxënësit. Ministrja shpjegoi se në shkollat ku janë bërë investime të rëndësishme, aktivitetet pas mësimit do të jenë të hapura dhe se paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve do të pasurohet edhe me Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja. “Në shkollat ku janë bërë investime të rëndësishme, aktivitetet pas mësimit do të jenë të hapura. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative...
Burimi:
javanews.al