Protestat/ Tur-operatorët: Do të dëmtojë sezonin turistik në Shqipëri

Protestat/ Tur-operatorët: Do të dëmtojë sezonin turistik në Shqipëri

Sezoni turistik 2026 ka nisur me ritme pozitive në bregdetin shqiptar dhe në destinacionet kulturore e malore. Operatorët raportojnë rritje të prenotimeve krahasuar me një vit më parë, ndërsa tregje të reja europiane po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë. “Sezoni ka nisur më mirë se vjet, në shifra janë më tepër se vjet e vjen si rezultat i përmirësimit të shërbimit vit pas viti”, tha kryetari i Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa. Në Durrës, hotelierët vlerësojnë se investimet në cilësi dhe standarde kanë ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e fluksit të turistëve. “Sezoni ka nisur më herët se zakonisht në prill me turistët e parë nga Austria dhe besnikët polakë, çekë e sllovakë. Risi janë francezët dhe anglezët që po vijnë masivisht. Gjermanët më të shqetësuar...