Nisin regjistrimet në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta, afati deri më 31 korrik
Ka nisur zyrtarisht këtë të hënë, 6 korrik, procesi i aplikimeve për regjistrimin e nxënësve në klasat e para dhe të dhjeta për vitin e ri shkollor 2026–2027, i cili nis më 14 shtator. Regjistrimet kryhen përmes platformës qeveritare e-Albania, ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje prindërve të respektojnë afatet dhe kriterin e vendbanimit. “Afati është 6 korrik deri më 31 korrik, në e-Albania. Të gjithë pridnërit duhet të fillojnë procesin e regjistrimit. Është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet në e-Albania. Të respektojmë rregullat e vendosura nga njësitë e qeverisjes vendore, pra nga bashkitë, në përputhje me vendbanimin tuaj. Duhen respektuar për të ndjekur dhe për të regjistruar fëmijët në ato shkolla të cilat janë përcaktuar pranë...
Burimi:
javanews.al