Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë
Nga nesër, (30 dhjetor) do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 dhe 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse. Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën e Bllokut. Ndërkohë, zyra IdentiTek 8 & 9, që operon në Rrugën e Barrikadave, do të ndahet si më poshtë: • IdentiTek 8 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 8, në Rrugën e Dibrës; • IdentiTek 9 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 9, në Bulevardin “Zogu I”. Qytetarët që kanë kryer aplikime...