Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime). Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare. Lokalisht mund të ketë shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë nga verilindja drejt juglindjes, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1–3 ballë.