Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

“Ujëra të kristalta, shkëmbinj të thepisur, natyrë e paprekur: ajo që ju pret në veri të Shqipërisë në lumin e Shalës mund të konkurrojë edhe me Tajlandën”. Kështu nis artikulli i një nga agjencitë gjermane të udhëtimeve, “Reise Reporter”, për një nga atraksionet turistike të vendit tonë, siç është Lumi i Shalës. “Reise Reporter” e konsideron Shalën një perlë natyrore evropiane dhe një lumë i pastër që rrjedh në formë gjarperuese përmes natyrës së paprekur. Ky vend natyror në Alpet Shqiptare është aq piktoresk saqë e meriton edhe krahasimin me Tajlandën. Sipas agjencisë gjermane, Lumi i Shalës është një mjedis idilik, duke krijuar një adrenalinë për të gjithë ata që kërkojnë aventurat dhe janë dashamirës të natyrës. Për të shijuar lumin unik shqiptar dhe formacionet...