Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive që raportohen në disa vende europiane, në Shqipëri fenomeni është më i heshtur por po aq i ndjeshëm. Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet e reja për Turqinë janë ngrirë. Agjencitë turistike raportojnë se, megjithëse deri në fund të marsit ishin aktive ofertat “early booking” për sezonin veror, ritmi i prenotimeve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Paketat janë ende në shitje, çmimet promocionale nuk janë tërhequr, por klientët hezitojnë të konfirmojnë. “Nuk kemi valë anulimesh, por nuk kemi as rezervime të reja”, bëjnë me dije operatorët nga Ilirida Travel and Tours. Në të njëjtën kohë, familjet që kanë rezervuar në janar dhe shkurt po telefonojnë...
Burimi:
javanews.al