“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Prestigjiozja e udhëtimeve “Lonely Planet”, në artikullin e radhës dedikuar Shqipërisë, rendit në mënyrë të detajuar se kur është periudha më e mirë për të vizituar vendin tonë. Në brendësi të artikullit shkruhet se Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të përfolura vitet e fundit dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo do të ndryshojë. Vendi ballkanik ka plazhe të bukura me ujëra të kristalta, qytete të trashëgimisë së UNESCO-s të ndërthurura me rrugica magjepsëse dhe shumë më tepër. Shumica e udhëtarëve e vizitojnë Shqipërinë në sezonin më të kërkuar të verës, nga qershori deri në gusht, kur moti është ideal për plazh dhe malet janë pa dëborë. “Lonely Planet” sugjeron se kjo është periudha e shkëlqyer për ta vizituar Shqipërinë,...