Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse
Me rastin e njëvjetorit të jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij Joan, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, u organizua një Konferencë Ndërkombëtare me temë: “Kryepiskopi Anastas, madhështia në të bërët dhe në të mësuarit”. Konferenca mbledh personalitete të fushës teologjike, akademike dhe kishtare, për të reflektuar mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë shpirtërore të një prej figurave më të shquara të Kishës Orthodhokse bashkëkohore. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan theksoi se Kryepiskopi Anastas ishte një personalitet unik, i cili përmes jetës dhe veprës së tij forcoi besimin e palëkundur te Perëndia. “Nëpërmjet shembullit të tij, Kryepiskopi Anastas e ka forcuar tek të gjithë ne besimin e patundur tek Perëndia. Është bërë tashmë proverbiale thënia e tij: ‘Perëndia nuk...
Burimi:
javanews.al