Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Juglindja zgjohet nën reshjet e dëborës, intensiteti më i lartë në Dardhë, Voskopojë dhe Qafë-Thanë
Juglindja e vendit është gjendur sot nën reshjet e dëborës edhe pse me intensitet të ulët në mesatar. Sipas informacioneve që vijnë nga korrespondetët e RTSH-së, reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë-Thanë. Aktualisht, në Qafë-Thanë po punohet me disa mjete borëpastruese për kriposjen e rrugëve, ndërsa e njëjta situatë po zhvillohet edhe në zonat e tjera të Korçës. Ndërkaq, deri më tani nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e mjeteve, pavarësisht se reshjet e dëborës vijojnë.