Intervista/ Ish-deputetja Seseri: Përdorimi i IA në administratën publike, “Diella” e lehtëson procesin por…

Intervista/ Ish-deputetja Seseri: Përdorimi i IA në administratën publike, “Diella” e lehtëson procesin por…

“Diella lehtëson procesin por kujdes… e rrezikshme sepse nuk ka logjikë”. Rudina Seseri flet për rolin e teknologjisë dhe rastin e ministres virtuale. Në një intervistë në podcastin Ilva Tare Talks, Rudina Seseri, menaxhere dhe themeluese e Galsswing Venture në SHBA, u ndal te përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën publike shqiptare, duke marrë si referencë edhe risinë e Shqipërisë me ministren “Diella”. Sipas saj, teknologjia mund të sjellë efikasitet në procese të rëndësishme shtetërore, por nuk mund të funksionojë e vetme. “Disa gjëra bëhen më të lehta nëpërmjet inteligjencës artificiale për prokurimin apo për marrjen e një dokumenti”, shprehet Seseri. Megjithatë, ajo thekson se prania e njeriut mbetet e domosdoshme: “Rreziku është që gjithmonë duhet të kesh njeriun, sepse modelet nuk kanë logjikë. Shpesh...